Këngëtari njohur i muzikës tallava, Muharrem Ahmeti, ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore në spital.
Gjithçka si pasojë e një sulmi në zemër, çka bën që gjendja e tij të mos jetë e mirë.
Miku i tij, violinisti Kristjan Xhaferaj, informoi dje lidhur me gjendjen e këngëtarit duke shkruar:
“Përshëndetje të gjithëve shokëve, kolegëve të vëllait tonë, Muharrem Ahmeti është në pamundësi ti përgjigjet çdo njeriut prej jush kam mbi 700 telefonata. Vërtet ka kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore por është gjallë. I lutem të gjithë atyre që postojnë gjëra jo të vërteta ti fshijnë sepse nuk janë të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë”.
Ndërkohë rreth 2 javë më parë në Instagram, këngëtari i cili është edhe besimtar musliman ka bërë një postim prekës.
“Kur sprovat dhe fatkeqësitë të të mbulojnë, mos harro se Zoti në ato momente po të pastron dhe lartëson. Duhet vetëm pak durim për të kaluar provimin më pas vijnë lehtësimet dhe mirësitë e panumërta”, shkruan Ahmeti.