Mësohet e vërteta mbi çiftin Rudina dhe Aleks. Foto që u ‘publikua’ gabimisht, flet gjithçka

2372
0

Ka disa ditë që në media po përflitet për ndarjen mes aktores Rudina Dembacaj dhe bashkëshortit të saj Aleks.

Aktorja vetë, nuk ka dashur të reagojë lidhur me këto thashetheme edhe pse është pyetur vazhdimisht nga gazetarët ka thënë se do shpjegohet njëherë tjetër. Këto përgjigje të saja bënë që njerëzit vërtetë të mendojnë se një divorc do të ndodhë.

Megjithatë sot u vu re një detaj që si “padashur” mund të flasë shumë për situatën. Teksa Rudina ka shkrepur disa video-selfie nga makina sot në mëngjes, është lehtësisht e identifikueshme unaza në gishtin e martesës të cilën ajo e ka rivendosur.

Mesa duket, marrëdhënia mes ciftit është duke u përmisuar dhe ne na mbetet të urojmë më të mirën për ta.