Acari mbërthen Amerikën, borë dhe temperatura të ulëta rekord

994
0

Edhe pse fillimi i vjeshtës, në disa pjesë të Amerikës Perëndimore duket si kur je në mes të dimrit. Mbi 120 cm borë ra në disa zona, duke sjellë mbylljen e disa autostradave si dhe aksidente të shumta rrugore.

Në Montanën e mbuluar nga një shtresë bore me lartësi 60 cm,  u shpall gjendja e emergjencës. Të dielën në mbrëmje temperaturat u ulën në -6.6 gradë celsius, shifra rekord kjo për muajin shtator. 

Reshje të dendura bore kishte edhe në vënde të tjera si Kaliforni, Nevada, Oregon dhe Idaho. Ekspertët thonë se bora në disa pjesë të rajonit nuk është e pazakontë në muajin shtator, por ajo që befason është sasia e saj.