Media greke: Shqipëria në kërkim të punëtorëve të huaj, po përgatitet një ligj…

1371
0

Shqipëria është në kërkim të emigrantëve. Kështu ka shkruar media greke ‘’tribuna.gr’’, e cila shton se qeveria shqiptare po harton një ligj për t’u dhënë mundësinë të huajve të punësohen në vendin tonë.

Në artikullin e saj, ‘’tribuna.gr’’ pasqyron realitetin shqiptar, ku thekson se 60% e qytetarëve duan të largohen nga atdheu i tyre, pasi nuk u plotëson ambiciet e tyre.

Gjithmonë në shkrim thuhet se ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi bëri me dije në një fermë se burimet njerëzore po pakësohen dhe duhen fuqi e re punëtore.

Shkrimi i ‘’tribuna.gr’’ për emigrimin drejt Shqipërisë:

Shqipëria po kërkon emigrantë. Mund të duket si shaka, por me shumë mundësi, kështu dekalron ministri i Bujqësisë.

Ashtu siç raporton ‘’Balkan Periskop’’, dy javë më parë ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi teksa vizitoi një fabrikë për trajtimin e bimëve, ministri i Bujqësisë shprehu problemin që bizneset prodhimit po hasin nga pakësimi i burimeve njerëzore.

Por, çdokush bën një pyejte të arsyeshme, përse largohen shqiptarët kur ka vende pune?
Sepse, anjë njeri me ambicie nuk do të qëndrojë në Shqipëri. 60% e shqiptarëve duan të largohen.

Ministri i Bujqësisë tha se ka ardhur koha të hapet treg pune për të huajt, p.sh. emigrantët.

Ajo çfarë u deklarua më parë nga ministri dy javë më parë tani duket se po kthehet në ligj.

Drafti i përbashkët i ligjit të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme është bërë subjekt i konsultimeve publike. Ai garanton, përveç të tjerave dhe legjislacionin e rregullimit të lejeve të punës për të huajt.

Drafti qartëson procedurën e ligjit të punës në Republikën e Shqipërisëm duke identifikuar autoritetet kompetente të përfshira në këtë proçes.

Gjithashtu, ajo synon t’u japë emigrantëve përfitime nga të punuarit në Shqipëri, njësoj siç bën për qytetarë e vet dhe të zonës Shengen.

Natyrisht, kjo mund të jetë propagandë shqiptarë për shkollën e ‘Luftës së Ftohtë’.

Kur Shqipëria ishte nën regjimin komunist, regjimi u tregonte shqiptarëve se po jetonin në parajsën komuniste, ndërsa në Greqi njerëzit po vuanin nga uria.
Kur kufijtë u hapën, e vërteta doli në shesh.

Ata thonë se se kanë nevojë për emigrantë, ndërsa vetë shqiptarët po e shtyjnë veten për të emigruar drejt vendeve të tjera.