Nuk e kemi fjalën për ndonjë rishfaqje në jetën publike apo në ndonjë event të veçantë, sepse do të ishte shumë shpejt. Bashkëshorti i saj i ndjerë dhe regjisori i famshëm,
Gjergji Xhuvani, humbi betejën e tij me sëmundjen pak ditë më parë, gjë që hidhëroi shumë të afërmit e tij, por edhe dashamirësit e artit të tij.
Pa dyshim, familja e ndjeu më shumë sesa të tjerët këtë humbje të madhe. Aktorja e mirënjohur shqiptare Luiza Xhuvani, ka kohë që është tërhequr nga jeta publike. Asaj iu desh të hiqte dorë nga mandati i deputetes pak vite më parë, nga pikëllimi i madh që i solli burgosja e djalit të saj të vetëm.
Disa ditë pasi i shoqi i saj humbi jetën, pa dyshim që dhimbjet i janë shtuar. Por me aq sa duket nga fotot që bëri publike “Panorama Plus”, njeriu më i afërt që po i qëndron këto kohë në krah është vajza e saj. Ndërkohë, ajo pati mundësi të shihte të birin për pak kohë të lirë, pasi arriti të merrte leje që të percillte të atin.