Testohet sistemi i ndriçimit të ‘Arenës Kombëtare’, shikoni spektaklin e dritave (VIDEO)

787
0

Punimet në stadiumin e ri Arena Kombëtare janë në fazën përfundimtare, teksa tashmë ka përfundunduar edhe vendosja e stolave por edhe e tapetit të gjelbërt.

Së fundmi në imapntin që do të ketë një kapacitet prej 21 mijë e 777 vedesh është testuar edhe sistemi i ndriçimit, për të cilin sekretari i fedratës shqiptare të futbollit Ilir Shulku është shprehur:

“Stadiumi i ri kombëtar është investimi më i madh i federatës shqiptare të futbollit, që na bën të ndihemi krenar për nivelin që është arritur në këtë impiant. Siç e shikoni kemi arritur në fazën finale të punimeve dhe aktualisht po testohet sistemi i ndriçimit për të arritur në ndeshjen inauguese të 17 nëntorit kundër Francës.

Vendosja e stolave ka përfunduar ashtu si edhe tapeti i fushës që është instaluar javën e kaluar. Po punohet me intensitet maksimal në ambientet e tribunës qendrore dhe gjëja më e rëndësishme për sot është që po testojmë sistemin e ndriçimit.

Nga parametrat është në të njëjtin nivel me stadiumet ndërkombëtare si I Liverpoolit, manchesterit, Schalke-s, e të tjera. E veçanta e këtij sistemi është që mund të përdoret edhe për koncerte, evente të ndryshme, spektakle.”