Pak ditë më parë, Sashka i tregoi Jonidës se e kishte birësuar në moshën dy vjeçare dhe sot ka ardhur që t’i gjejë dhe nënën biologjike. Përse e bën ajo këtë sakrificë?!
Xhemilja sheh per here të parë sesi duket vajza e saj e “humbur” pas 35 vitesh.
Dy nënat e Jonidës janë bashkë. Ajo ka ardhur enkas nga Italia si e ftuar në emision pa e ditur se do të përballet me të vërtetën më të madhe të jetës së saj.
Me mami Sashkën ka marrë e dhënë një botë me dashuri. Po nënë Xhemilen që e lindi, si do e presë ajo? …
Jonida e Sashkës ose Gjenovefa e Xhemiles janë i njëjti person, dashuria e përbashkët e dy zonjave që bekimin më të madh të jetës e morën kur u bënë nëna. 35 vite dashuri e munguar, sot u bë realitet për Xhemilen. Secila nga këto zonja është hero inë në llojin e saj!