Evrope apo SHBA, ja ku eshte me mire per te jetuar

1709
0

Shtetet e Bashkuara janë një vend i madh. Nga Nju Jorku në Los Anxhelos mund të gjesh gjithçka. SHBA-të krenohen me diversitetin e pashembullt, mrekullitë natyrore dhe mundësitë e shumta të punësimit.

Ata kanë një garë në Ditën e Pavarësisë për ngrënien e hot dog-ut, por përtej të gjitha këtyre ngjarjeve që nëpër botë konceptohen si të mrekullueshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ofrojnë një jetë më të mirë në çdo aspekt. Nëse studiojmë më tepër disa faktorë të jetës së përditshme, dalim në përfundimin se, Evropa di të ofrojë një jetë më të mirë.

“HuffingtonPost” në një nga publikimet më të fundit rrëfen 16 arenat ku Shtetet e Bashkuara mund të mësojnë një ose dy gjëra nga një vend më i vjetër.

Kujdesi shëndetësor 

Evropa ofron një numër të madh shembujsh më efikas për sa i përket sistemit të kujdesit shëndetësor. Sipas një studimi, janë katër vende evropiane ato që renditen në dhjetëshen më të mirë për sa i përket kujdesit shëndetësor.

Me sa duket, Shtetet e Bashkuara mund të mësojnë diçka nga Spanja, Italia, Zvicra dhe Suedia, mbi sistemin shëndetësor që duhet të përdorin. Në fakt, Amerika renditet në vendin e 46- të prej 48 vendeve të vëzhguara, duke lënë pas vetëm Serbinë dhe Brazilin.

Jetëgjatësia 

Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 2011, Zvicra dhe San Marino, dy shtete të vogla, ndiqnin Japoninë si vendet me jetëgjatësi më të lartë.

Nga po i njëjti studim 24 vende evropiane ia kalojnë SHBA-së në këtë aspekt. Amerika renditet në vendin e 33-të dhe pikërisht një vend para Kubës.

 Të punosh për të jetuar 

Mënyra se si e shpenzojnë kohën e tyre evropianët në krahasim me amerikanët është një nga gjërat që e bën më të mirë jetën në Evropë. Një kafe në Paris apo një pushim nën rrezet e diellit spanjoll janë disa nga alternativat, për të cilat një evropian do të punonte. Por në Amerikë nuk ndodh kështu.

E vetëm për këtë fakt,   mund të thuhet se evropianët punojnë për të jetuar, ndërsa amerikanët jetojnë për të punuar. Koha e pushimeve Shtatë kombet më të mira në botë, për sa i përket pushimeve?

Të gjithë kombet janë evropianë. Austriakët marrin 35 ditë në vit pushime të paguara dhe askush nuk i cilëson ata si dembelë. Ndërkohë, SHBA-ja është kontinenti i vetëm i zhvilluar që nuk kërkon kohë pushimesh të paguara apo pushime me ligj.

Futbolli

Vendet evropiane kanë fituar 10 prej 19 kupave të Botës, të udhëhequra nga Italia, Gjermania dhe kampionia botërore në fuqi, Spanja. Ndërkohë që, rezultati më i mirë i SHBA-së erdhi për të parën herë në Kupën e Botës, kur u rendit në vend të tretë në vitin 1930. Më pas, ajo nuk u kualifikua më për asnjë turne, për 40 vjet që pas vitit 1950. Edhe sot futbolli në Evropë ofron më shumë se sa në Amerikë.

Garat e makinave 

Garat evropiane të makinave tërheqin miliona njerëz, madje edhe amerikanët, ndërsa ato të SHBA-ve nuk përbëjnë thuajse aspak impakt në botë. Mënyra e organizimit të tyre ndryshon gjithashtu.

Konkurset e këngëve 

Evenimenti vjetor “Eurovision Song” sjell këngët më të mira të muzikës pop. Por, mbi të gjitha ky konkurs mbështet fort nacionalizmin.

Ndërkohë, “American Idol” është një program që përzgjedh talente të reja, por që nga shumica e shikuesve dhe profesionistëve është cilësuar si diçka e pavlerë për nivelin që përcjell.

 Një theks seksi 

Nëse krahasohet një aktor apo politikan evropian që flet anglisht, të jeni të sigurt se e folura e tij do të pëlqehet më shumë se ajo e një amerikani. Një evropian i jep gjuhës një theks më interesant dhe seksi. Rast konkret është ai i aktores spanjolle Penelope Cruz, e cila e flet anglishten në një mënyrë të përsosur. Nga ana tjetër, kemi amerikanët, të cilët e kanë shumë të vështirë të flasin një gjuhë tjetër, pasi i japin theksin e gabuar.

Ndjesitë që të japin arkitekturat mes Evropës dhe Amerikës

Dihet që arkitektura në tërësi e qytetit ku jeton ndikon shumë në jetën tënde të përditshme, si pasojë sjelljen tënde, mënyra si rriten fëmijët, sjelljen e shoqërisë e shumë gjëra të tjera.

SHBA e BE ndryshojnë shumë, por çfarë ndjesish shkaktojnë te shoqëria këto ndryshime? Sado të ketë udhëtuar secili prej nesh, asnjëherë s’mund ta shohë arkitekturën e çdo qyteti ashtu siç mund të shihet sot me Street Vieë të Google-it.

As në foto e as në video s’e  sheh dot si aty. Ndjesia të japin qytetet evropiane, me trotuare, pemë buzë rruge, vitrina dyqanesh e shumë njerëz që jetojnë në pak vend, është një ndjesi më e gëzuar, më miqësore, edhe sikur ndihesh më i sigurt.

Ndërsa në Amerikë, hapësira rrotull ndërtimeve, ndarja e gjërave veç e veç në përmasa të stërmëdha sikur të krijon ndjesi frike dhe pasigurie po të dalësh në këmbë. Krahasim interesant i modelit amerikan me atë evropian   ishte pikërisht Torontoja dhe Montreali

Seks – skandalet e politikanëve 

Një festë që mund të organizohet në Evropë, mund të fusë në telashe një politikan. Por, në shumicën e rasteve, lidhjet jashtëmartesore të politikanëve nuk shkaktojnë dhe nuk thonë asgjë për votuesit. Këto lloj ngjarjesh nuk ndikojnë në votën që do të japin ata. Shembuj konkretë janë presidenti Hollonde dhe Sarkozi të cilët kanë qenë pjesë e këtyre skandaleve.

E megjithatë, këto të fundit nuk kanë ndikuar aspak në jetën e tyre politike. Ndërsa në krahun tjetër, kemi amerikanët si Mark Sanford, i cili qau publikisht për një lidhje të tij të fshehur, madje e bëri këtë histori më shumë të trishtueshme se sa interesante.

 Porno mediatike 

Media në Evropë duket qartazi që nuk vuan nga puritanizmi që shoqëron organet mediatike amerikane kur bëhet fjalë për skandale apo shfaqje pornografike.  Të qenit i hapur dhe përcjellja lehtësisht e imazheve me pullë të kuqe në Evropë duket si një nga mënyrat që e bën jetën e një evropiani më të thjeshtë dhe më afër realitetit se ajo media puritane në SHBA.

Ndryshimet lidhur me transportin publik  

Në të gjithë pellgun e qyteteve të mëdha mund të shohësh metro të mëdha dhe autobusë që lëvizin drejt shumë qyteteve.

Në SHBA të duhen tre ditë kohë që të vizitosh pjesën më të madhe të qytetit, ndërkohë që në Gjermani një tren me shpejtësi të lartë është zgjidhja më e mirë për të arritur sa më shpejt në “Star Trek”.

Nëse jeton në SHBA dhe nuk ke makinë do të duhet të presësh tre orë në stacionin e autobusit, për t’u zhvendosur nga një linjë në një tjetër.

 Mjetet e transportit 

Në Evropë askush nuk qesh nëse dikush lëviz me biçikletë apo me një makinë të vogël e shumë praktike, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuajse të gjithë luftojnë të lëvizin me makina të mëdha që harxhojnë pafund karburant.

Përdorimi i mjeteve praktike dhe të pakushtueshme në Evropë shndërrohen kështu në një alternativë që e bën jetën e evropianëve më të pëlqyeshme se ajo e amerikanëve. Shekulli/