Kjo nënë ka një jetë që kujdeset për dy djemtë e saj të sëmurë por shihni kushtet prmitive ku jetojnë

1309
0

Prej disa vitesh familja e nënës Mejaze Kurti, 83 vjeçe, e përbërë prej saj dhe dy fëmijëve të saj, të rritur, por fatkeqësisht të sëmurë mendorë dhe të paaftë për t’u kujdesur për veten e tyre apo për të punuar, jeton në varfëri ekstreme.

Kjo familje jeton në një fshat në periferi të qytetit të Librazhdit, Spathar, në një shtëpi të shkatërruar, në kushte higjeno-sanitare të tmerrshme, dhe që raportohet se është e pa-përkrahur nga askush.

Në tërë këto vite, bashkia dhe institucionet e shtetit, pavarësisht se kujt kahu u përkasin, duket se kanë qëndruar larg hallit të tyre, për t’iu ardhur sadopak në ndihmë, apo për t’ju bërë jetën disi më të lehtë.

Një apel për ndihmë është dhënë disa herë, por nga gjendja që janë edhe sot, shihet qartë se nuk ka pasur asnjë reagim.

Përveç të ëmës tashmë në moshë të thyer, dy djemtë nuk janë në gjendje që të kërkojnë as ndihmë.

Nuk dihet ndihma e shtetit karshi tyre, gjithsesi e ëma duhet të kujdeset edhe tani për dy djemtë e saj, në këto kushte primitive, çka tregon një anë tjetër të errët të Shqipërisë së viteve 2020.

Marre nga faqja ne Fb Librazhdi Yne. Mund te drejtoheni aty per me teper info rreth kesaj familje