Nëna që i “tregon” ndeshjet djalit të saj që nuk sheh, emërohet si tifozja më e mirë (Video)

456
0

Historia e gruas që i tregon ndeshjen e futbollit për fëmijën e saj që nuk sheh ka bërë xhiron në të gjithë botën dhe tani duket se është në mesin e finalistëve që për tu zgjedhur si tifozja më e mirë për çmimin The Best FIFA.

Loja e futbollit mund të japë shumë emocione dhe kujtime të mira brenda stadiumit, por edhe jashtë tij ka histori që ndërthuren dhe mund të jenë shumë prekëse. Një nga këto është pikërisht ajo e Silvia Grecco, gruaja që “i tregon” ndeshjet e Palmeiras, një ekip brazilian i futbollit, për djalin e saj të ver bër.

Historia e Silvia dhe fëmijës së saj u bë e njohur pasi një nga kamerat televizive të pranishme gjatë lojës, i mori ato kur gruaja po përshkruante çdo veprim të lojës për Nickollas, i cili po vuan nga një dëmtim vizual.

Silvia publikoi një postim në Twitter, në të cilin rrëfeu punën që ajo ka bërë për disa vite me qëllim integrimin e personave me aftësi të kufizuara sa më shumë që të jetë e mundur.