Tjetër kryebashkiak i dënuar për vjedhje, gati dosja e radhës

589
0

Nuk e thotë emrin, por Gazment Bardhi tregon akuzën për të cilën është dënuar kryebashkiaku i radhës që do të denoncojë PD.

“Nuk i thotë Kodi Zgjedhor Edi Ramës të zgjedhë Valdrin Pjetrin, ose një hajdut në një tjetër bashki, që do të tregojmë në ditët në vijim”, tha Bardhi.

Denoncimet nuk janë e vetmja rrugë që do ndjekë PD. Paralelisht me to PD po përgatit platformën e saj politike e zgjedhore por sqaroi se dokumenti nuk është për t’u negociuar me rivalët.

“Basha ka folur për një platformë që do t’i prezantohet qytetareve dhe jo mazhorancës, aty do të jetë vizionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Dialogu, do vazhdojmë ta kemi me qytetarët shqiptarë”, vijoi Bardhi.

Pavarësisht kësaj, qeveria rinovoi gatishmërinë për dialog, por bëri të qartë se reforma në drejtësi nuk preket.

Këto lëvizje analisti Preç Zogaj i shpjegon me reformën në drejtësi. “Besoj se është lëvizje e mirë e opozitës, sepse reforma në drejtësi e ka vendosur politiken në një formë karantine. Më duket se PD po reflekton këtë raport me zhvillimet, duke iu rikthyer programit”