“Sidomos dje na këpute shpirtin!”, Ironi mes Hajdarit dhe Kryemadhit

604
0

Deputetja Rudina Hajdari ka publikuar një status në rrjetet sociale ku ka ironizuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

Teksa etiketon edhe faqen e memeve, Hajdari shkruan e çuditur se pse kjo faqe nuk merret me Kryemadhin.

“Brryli Broadëay si të shpëtoi dje Mona? S’të vë faj që nuk merresh fare. E kemi si yll, sidomos dje njëherë të këpuste shpirtin”, shkruan Hajdari në Instastory.

Deputetja nënkupton paraqitjen e Kryemadhit në ceremoninë e 15-vjetorit të themelimit të LSI-së, që u zhvillua një ditë më parë.