S’ka të shtunë e të dielë për tatimorët: Bllokohet MEGATEK

2028
0

Kreyministri Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme disa foto nga bizneset e mbyllura ditën e sotme nga Hetimi Tatimor, në kuadër të luftës kundër informalitetit.

‘S’ka të shtunë e të dielë dhe as orar zyrtar për skuadrat e angazhuara në luftën kundër informalitetit dhe ndjekjen po ashtu, të denoncimeve të qytetarëve, përmes aplikacionit STOP INFORMALITETIT. Ka shkuar në 7750 numri i qytetarëve që e kanë shkarkuar aplikacionin’, shkruan Rama krah fotove, ndërsa mes tyre ka subjekte të njohura, siç është qendra tregtare Megatek.

Nuk dihet nëse qendra Megatek është gobitur apo është mbyllur nga tatimorët në këtë fazë të ashpërsimit të masave kundër paligjshmërisë, ndërsa dhe interesimi i qytetarëve që kanë komentuar ka qenë i lartë./newsbomb/