“Është gjellë e prishur”, Rama REAGON për FATURAT e çmendura të Etilda Gjonajt në hotelet luksoze

526
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për faturat e çmendura të ministres Etilda Gjonaj të cilat prej orësh po qarkullojnë në media.

Ministrja përgjatë vitit 2018 është akomoduar në hotele të shtrenjta nga Londra, Parisi, Berlini e Roma, ndërsa minimumi i shpenzimit ka qenë 700 euro nata.

Është një komentues në Facebook, ai i cili ka detyruar kryeministrin të japë qendrimin e tij. Ndërsa sipas Ramës, komentuesi e ka gabim punën e hoteleve të shtrenjta.

I acaruar me komentuesin, Rama e ka cilësuar këtë lajm si ‘gjellë e prishur’ e dalë nga kazani, term me të cilin kreu i qeverisë iu referohet mediave.

Replikat:

Komentuesi: Edi Rama kur do ta shkarkosh nga detyra Etilda Gjonajn? Po e shkarkove këtë do te shtrosh edhe shumë rrugë të tjera. Sepse nje natë e saj nē hotel popullit i kushtojka 1 km asfalt. Bonu burrë njëherë e mire çoje ne shtëpi.

Rama: Ti mua më merr të keqen se jam shumë më tepër popull se ti, se jetoj çdo dite e çdo natë me këtë popull dhe ndjek nga 100 halle njerezish të zakonshëm në ditë, perveë punëve të tjera, po që ta marrësh vesh ti, e ke gabim krejt këtë punën e kilometrave hotele dhe çka ke ngrënë në atë kazan ku e gjetur, është gjellë e prishur.