Nuk do ta harroj kurrë Shqipërinë! Zbulohet emri, ja kush është miliarderi spanjoll që u s ulmua në Porto Palermo

1875
0

Zbulohet identiteti i personi që u s ulmua nga Mihal Kokëdhima në restorantin e tij ‘Panorma’ në Porto Palermo.

Bëhet fjalë për një nga njerëzit e pasur të Spanjës, që kishte ardhur bashkë me familjen në jug të Shqipërisë për të shijuar bukuritë e vendit tonë.

Por këtu në vend të bukurive, bosi spanjoll Eugenio Galdon u su lmua nga pronari i lokalit.

Familja spanjolle Galdon u su lmua nga pronari i restorantit ‘Panorma’ në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, pasi refuzuan që të merrnin porosinë që iu vonua shumë.

Eugenio Galdón është një biznesmen shumë i njohur në Spanjë, themelues i ONO (kompani që ofron shërbimin telefonik, televiziv dhe internet).

Ai është ish-shefi i kabinetit të presidencës, në kohën e Adolfo Suarez dhe ish drejtor i grupeve mediatike Prisa ose COPE.

Ai është një nga njerëzit më të pasur të Spanjës.

Gazeta spanjolle ‘Elconfidencial’, shkruan sot se pronari i kompanisë ‘ONO’ nuk ka për ti harruar lehtë pushimet në Shqipëri.