Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur për të pushuar me familjen në malet e Prevallës.
Kreu i shtetit ka postuar një foto në rrjetet sociale me bashkëshorten Monika Kryemadhi, që është edhe kryetare e LSI-së dhe fëmijët, dy vajzat dhe djalin.
“Mirëmëngjes nga Prevalla! Ju uroj një të diel të bukur me familjet tuaja” shkruan Meta në postimin e tij që e shoqëron me foton.
Kryemadhi prej disa ditësh nuk ishte shfaqur në publik.