Kryeinspektori apel të fortë: Rrisni rrogat se do mbetemi pa punëtorë

1574
0

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari i ka bërë apel bzineseve që të rrisin rrogat e punëtorëve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se kjo është arsyeja përse të rinjtë largohen.

Sipas tij, duhet kuptuar shqetësimi i pronarëve të kompanive, por gjithashtu duhen kuptuar edhe punonjësit, që me një rrogë 20.000-40.000 lekë të reja, nuk mund të përballojnë kostot e jetesës.

Më tej ai shton, se shteti dhe biznesi duhet ta marrin seriozisht këtë situatë, pasi përndryshe, vendi do të mbesë pa njerëz që punojnë.

Ai gjithashtu thotë se me këto rroga për punonjësit, shumë shpejt do të jenë zyrtarët e vendit ato që do të punojnë dhe do të drejtojnë.

Postimi i plotë

Kohet e fundit, shume punemarres, drejtues kompanish e shoqeri private bisnesi, ankohen se po i ikin jashte shtetit, punetoret e tyre. E kuptoj shqetesimin e tyre, por ato duhet ti mirekuptojne punetoret e tyre qe largohen, sepse rrogat qe marrin ato tek privati dhe tek shteti( 20.000- 40.000leke), nuk jane te mjatueshme per te mbajtur familjet e tyre ne minimum jetik. Ndaj bisnesi dhe shteti, duhet te behen te pergjegjshem ,se nese nuk e marrin seriozisht kete situate, shqiperia do te mbese pa sanitare, elektriciste, saldatore, fermere, sanitare, kamarjere, infermjere, karpentiere, tornitore, dmth pa njerez qe punojne. Nga jashte, mos prisni te vij njeri me keto rroga qe paguhen ketu….,as nga Bangladeshi mos prisni! Behuni gati te punoni e drejtoni vete njekohesisht ju dhe sidomos zyrtaret e ketij vendi.