Mbyllet ‘E Diela Shqiptare’ pas 11 vitesh, Ardit Gjebrea bën rrëfimin e vecante dhe prek të madh e të vogël

3640
0

Ka përfunduar edhe për këtë vit sezoni i programit ‘E Diela Shqiptare’. Përmes një statusi në Instagram, producenti i programit, Ardit Gjebrea ka bërë disa falenderime duke nisur nga stafi deri tek shikuesit.

Ai shprehet se familja e madhe e të dielës shqiptare, është meritë e skuadrës familje që punon për këtë program.

Kujtojmë që ‘E diela shqiptare’ mbush plot 11 vite që shfaqet në ekranin e Tv Klan. Statusi i plotë:

#edielashqiptare sot përfundoi vitin e 11të.

Mirënjohja ime është për skuadrën që punon me pasion, besim dhe dashuri, për skuadrën që nuk tha një herë: u lodha, nuk bëhet…

Është kjo skuadër që më jep motiv të jem aty edhe kur jam i pamundur, të bëj gjithçka që të ndihen mirë jo vetëm me mua, por mbi të gjitha me njëri tjetrin.

E nëse them që ne jemi familja e madhe e të dielës shqiptare, është meritë e skuadrës familje që punon për këtë program.

Dhe së fundi, falënderoj çdo shikues që për 11 vite me besnikëri na ndjek, që ndan me ne gëzimin dhe lotin, muzikën dhe protagonizmin. Sepse kryefjala e vërtetë e programit, janë ata që na ndjekin.

Çdo telekomandë që mbetet tek #edielashqiptare është shpërblimi i vetëm i mundit të çdo dite. Faleminderit me zemër!