Nuk do tju pëlqejë aspak, ky është parashikimi i motit për 5 ditët në vijin

943
0

Dita e Henë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu që në orët e para të 24 orëshit.

Reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive më të përqëndruara në Veriperëndim të vendit deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës reshjet do të mbeten të herëpasherëshme me instesitet të ulët. Pritet një rënie e temperaturave më e ndjeshme në vlerat e mesditës.

Ditën e Martë reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët që në orët e para të 24 orëshit kryesisht përgjatë vijës bregdetare, e në mesditë reshjet spostohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe relieveve malore.

Dita e Mërkurë do të ketë me mot të kthjellët e zhvillim të vranësirave në mesditë përgjatë relieveve malore duke u pasuar nga reshje shiu me intesitet të ulët të karakterit lokal.

Ditën e Enjte dhe të Premte gradualisht mbi vendin tonë do të depërtojnë masat ajrore të nxehta me origjin nga Afrika e Veriut duke na sjellë përsëri temperatura deri në 37°C.

Era do të jetë nga Veriperëndimi-Jugperëndimi më e theksuar ditën e Henë deri në 20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonën e Alpeve.