Xhezair Zganjori do të përgatisë gjyqtarët dhe prokurorët e së ardhshmes pasi u shkarkua si i korruptuar.
Njerëzit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, përmes Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkarkuan një nga ‘peshkaqenët’ më të mëdhenj të drejtësisë shqiptare, Xhezair Zaganjorin.
Kreu i Gjykatës së Lartë u shkarkuar për mashtrime me pasurinë dhe mos justifikim, me fjalë të tjera si i korruptuar.
Po çfarë pune do të bëjë Zganjori pas përjashtimit nga drejtësia?
Zakonisht, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që ia kanë mbathur nga drejtësia nga frika e Vetingut, po punojnë si avokatë. Por, Zaganjori nuk mund të punojë si avokat. Ligji i ri për avokatinë nuk lejon që gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vetingut të punojnë si avokatë. Ky ndalim u propozua sërish nga njerëzit e SHBA-BE, për të mbajtur sa më larg drejtësisë të korruptuarit. Ulsi Manja doli kundër këtij propozimi, por pas këmbënguljes së ndërkombëtarëve, Manja u zbyth.
Kështu që Zaganjori do të punojë si pedagog në disa fakultete drejtësie publike dhe private, për të nxjerrë juristë, gjyqtarë dhe prokurorë të së ardhmes. Një gjyqtar i lartë, i shkarkuar për shkak të pasurisë, do të mësojë studentët e drejtësisë. Zaganjori do të japë mësim dhe do të udhëheqë doktoratura në Fakultetin e Drejtësisë, në Shkollën e Magjistraturës, në Institutin e Studimeve Evropiane dhe në Universitetin ‘Luarasi’.
Këtë aktivitet Zaganjori e ka ushtruar edhe gjatë kohës kur ishte kryetar i Gjykatës së Lartë. Pas vendimit të formës së prerë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Zaganjori duhet të qëndrojë larg drejtësisë për 15 vite, por ai do të japë ‘kontributin’ e tij për të përgatitur gjyqtarët dhe prokurorët e së ardhmes. Ndoshta do t’i mësojë edhe si të bëjnë pasuri të paligjshme../Pamfleti