Ndryshim i papritur i motit, ja çfarë pritet në fundjavë

1645
0

Fundjava do të mbetet me kthjellime deri pasditen e së dielës, kur priten vranësira në të gjithë territorin.

Megjithatë, reshjet priten vetëm pranë orëve të mesnatës, fillimisht në zonat veriore dhe më pas edhe në qendër pjesërisht. Ndërkohë, vetëm reshje të izoluara në zonat jugore.

Mëngjesin e së shtunës dhe të dielën do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave, ndërsa rënie me 2-3 gradë do të sjellë mesdita e ditës së dielë, ku pritet që temperatura maksimale në zonat veriore të jetë 28 gradë në zonat malore, ndërsa në zonat e ulta pritet që temperatura maksimale të jetë 33 gradë.