“U dashurova pasi e njoha” Ertugrul flet për jetën private

2069
0

Aktori turk, Engin Altan Duzyatan, i cili për 5 vite ka luajtur rolin e “Ertugrul” në serialin e rekordeve që është transmetuar edhe në Tv Klan, ka dhënë një intervistë për revistën “Hello”

Kur e shikoj veten në ekran e kritikoj ashpër. Edhe rruga e përmirësimit kalon pikërisht nga ky proces, sepse në profesionin tonë ka gjithmonë vend për përmirësim.

Në këtë intervistë, “Ertugrul” foli edhe për jetën e tij private. “Me bashkëshorten u dashurova pasi e kisha njohur. Doja ta kaloja jetën me të, prandaj u martuam. Ne jemi shumë të ndryshëm si karaktere dhe kjo e ushqen marrëdhënien tonë.”

Më tej, Duzyatan tha se “dashuria është një ndjenjë e mrekullueshme. E ndjen veten të plotësuar.”

Engin Altan Düzyatan dhe Neslişah Alkoçlar u martuan në vitin 2014 dhe janë prindër të dy fëmijëve. /tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.