Një gjumë i mirë është shumë i rëndësishëm për të qenë të çlodhur e me energji për ditën e re. Ndaj dhe kur dikush apo diçka na pengon për të bërë gjumë të rehatshëm, padyshim që kushdo dëshiron që ta zgjidhë këtë problem sa më parë.
Një person vuri se kohët e fundit se mezi mbushej me frymë gjatë kohës që flinte dhe vendosi që ta gjente medoemos se ku qëndronte problemi. Për ta bërë këtë, ai vendosi që të instalojë një kamera pranë shtratit të tij, për të zbuluar se çfarë ndodhte gjatë natës… ajo çfarë pa ishte diçka që nuk e priste.
Teksa iu kthye xhirimeve, shumë shpejt gjeti edhe përgjigjen e problemit të tij.
Kështu, rezultoi se macja e tij i shkonte në dhomë dhe e kishte kthyer në zakon që t’i shtrihej në fytyrë, ndërkohë që i zoti ishte në gjumë të thellë.
Personi në fjalë i postoi fotot në Twitter. Postimi i tij u bë shumë shpejt viral, me mbi 1.4 milionë pëlqime dhe 360,000 ripostime./tvklan.al