Firmoset marrëveshja për mos prishjen e Teatrit

588
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur pak më parë në ambientet e Teatrit Kombëtar, aty ku PD dhe Aleanca pritet të nënshkruajnë marrëveshjen për të mos lejuar shembjen e godinës.

Para nënshkrimit të marrëveshjes, artistët kanë mbajtur fjalën e Tyre. Budina ka falenderuar të gjithë ata që kanë mbështetur nismën për mos shembjen e teatrit.

Kastriot Çipi në fjalën e tij tha se Teatri do të restaurohet plotësisht. Ai shtoi se PD dhe Aleanca do angazhohen për mbrojtejen e Teatrit. Sipas tij, prishja e kësaj godine është e paligjshme dhe për restaurimin e saj do të duhet një ligj i posaçëm.

Nddërkohë, herë pas here dëgjohej thirrja “Rama ik” si dhe duartrokitje në mbështetje të artistëve.