Një person u identifikua nëpërmjet pamjeve filmike, pasi kishte vjedhur dy telefona celularë me vlerë rreth 70.000 lekë në një dyqan celularësh.
Kështu efektivët e komisariatit Nr.2 në Tiranë, pas analizimit të pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative mbi vendndodhjen e personit të dyshuar si autor i vjedhjes së celularëve, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen e tij.
Ndalimi i tij u bë gjatë kësaj të enjteje, pasi më 16 korrik në orët e mbrëmjes, në rrugën “Sulejman Delvina” ka hyrë në një dyqan dhe ka vjedhur dy aparate celulare, me vlerë rreth 70.000 lekë të reja.
Aktualisht vijon puna hetimore, pasi dyshohet se 36-vjeçari ka kryer edhe vjedhje të tjera.