Një skocez bëri një zgjidhje gjeniale për të shmangur tarifën e valixhes në aeroport.
John Irvine, 46-vjeçar, nga Bearsdeni i Glasgowit vendosi të veshë tetë kilogramë rroba, aq sa kishte në valixhe, për t’iu shmangur tarifës së saj.
Videoja e realizuar nga djali i tij, Josh e tregon atë ndërsa ai veshë rrobë pas rrobe nga valixhja e tij, para stafit të kontrollit në aeroportin e Nisë të premten mbrëma.
Babai përfundon me rreth 15 bluza, deri sa bagazhi ta arrijë limitin e pranuar.
Ndiqeni videon për ta parë momentin qesharak. VIDEO