Në 30 qershor, Erion Isai u zgjodh kryetari i ri i Bashkisë së Kolonjës, dhe për këtë arsye pak ditë më parë dha lajmin se do të hiqte dorë nga “BE Coffee” ku për një vit prezantoi përkrahë Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut.
Lidhur me largimin e tij nga aktrimi dhe prezantimi, Erioni bëri ditën e djeshme një status ku falenderonte të gjithë personazh që kontribuuan në karrierën e tij artistike. Mes tyre ishte, Ardit Gjebrea, Agron Llakaj, Altin Basha, Bes Kallaku, etj, por jo emra të tjerë të përveçëm.
Ai mori shumë komente, por interesant ishte komenti i ish-kolegut të tij. Aktori Ledio Lako i njohur edhe si ‘Kapo Kapllani’ në Portokalli ka komentuar duke i thënë se në listën e tij duhet të akoma më shumë njerëz për të falënderuar.
Ndërsa i uroi suksese në rrugën e ‘politikanit’.
“Ben mire qe falenderon dhe tregon mirenjohje! Po mendoj se ke akoma liste per te falenderuar. Ndoshta jo si vllezer por te pakten si kolege! Gjithsesi suksese ne rrugen e re te”poltikanit”. E fillove mbare qe diten e pare,”-shkroi Ledio Lako.
Ndërsa nuk mugon edhe përgjigja e Erion Isait: “Lista vertet eshte gjate. Mirenjohjen dhe falenderimin per gjithe portokalline e kam thene disa here. Kjo sben asnje nga koleget me pak te rendesishem ne jeten time.”