Zbulohet skema/ Ja si ikin shqiptarët fshehtazi në Angli

1412
0

Gazeta evropiane “Euro Weakly” ka zgjedhur të shkruajë për shqiptarët që lëvizin nga Spanja për në Britani të Madhe.

Policia ndaloi 2 shqiptarë në Aeroportin e Almerias, të cilët planifikonin që të fluturonin drejt Britanisë së Madhe. Zyrtarët arrestuan shtetasin shqiptar, 24-vjeçar, më 18 qershor gjatë një kontrolli kufitar. Ai paraqiti një pasaportë greke, e cila rezultoi se është e rreme.

Një tjetër arrestim, i një tjetër shqiptari u krye nga policia në Almeria. Sërish Dublini ishte destinacioni i planifikuar. Policia tha se 40 vjeçari G.G kishte dorëzuar një pasaportë sllovene, e cila kishte një sërë problemesh. Edhe në raste të tjera janë sekuestruar nga policia pasaporta shqiptare dhe greke.

Sipas policisë, synimi i shqiptarëve është që të hyjnë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme. Ata thanë se kishin kontaktuar fillimisht me organizatat kriminale të specializuara në trafikimin e njerëzve dhe prodhimin e kopjeve të dokumentave me cilësi të lartë. Ata pastaj fluturuan nga Greqia në Spanjë për të udhëtuar nga Almeria në Irlandë.