Nuk është Gjermania, ky është shteti i duhur për të punuar dhe jetuar më së miri

2252
0

Shumë shqiptarë vitet e fundit kanë braktisur vendin dhe mijëra të tjerë bazuar në anketime të ndryshme duan të ikin. Për të gjithë ata që janë të vendosur, por nuk e kanë përcaktuar ende shtetin, gjiganti bankar HSBC sugjeron Zvicrën.

Bazuar një një anketim ku analizohen standardet e jetesës dhe konkurrenca e pagave Zvicra është përzgjedhur nga 18.000 njerëz që janë pyetur dhe kanë emigruar në 163 vende të ndryshme. Prej tyre vendi më i mirë për të jetuar dhe punuar doli Zvicra.

Zvicra këtë vit ja ka kaluar Singaporit, i cili kishte fituar për pesë vjet me radhë. Kurse një vit më parë Zvicra ishte në vendin e tetë. Të dhënat nga sondazhi thonë se rreth 82% e njerëzve që kanë shkuar në Zvicër për arsye pune kanë përmirësuar standardin e jetesës së tyre në krahasim me vendin e tyre të origjinës, por edhe të ardhurat e tyre. Paga mesatare vjetore është super prej 111.587 dollarë ndërkohë që mesatarja botërore është 75.966 dollarë.

Përqindjet e kënaqësisë ishin shumë të larta në aspektin e sistemit ekonomik dhe politik. Por edhe mjedisi luan një rol të rëndësishëm në këtë fitore, pasi pjesa më e madhe e njerëzve deklaruan dhe ambienti është i pastër dhe për pasojë ndikimi në shëndet pozitiv. Në këtë renditje më pas vjen Singapori dhe Kanadaja.
Në top listë është dhe Spanja e cila ofron një ekuilibër të shkëlqyer midis jetës private dhe profesionale.