Sonila Meço përlotet në emision dhe ndalon transmetimin. Ja çfarë ndodhi

1734
0

Puntata e djeshme e emisionit “Tempora” nuk ishte si gjithë të tjerat, pasi ndryshe nga zakonisht është shfaqur një video që e ka përlotur moderatoren e programit, Sonila Meçon.

Fatmirësisht lotët e saj ishin lot gëzimi, pasi u emocionua nga një surprizë që ajo as që e kishte imagjinuar.

Moderatorja ka festuar dje ditëlindjen dhe stafi kishte vendosur që surprizën t`ia bënte në sy të gjithë publikut, teksa ajo ndodhej në transmetim.

Gjatë kohës që Sonila ishte drejt fundit të emisionit, një video e transmetuar në ekran, ku e bija i këndonte këngën e ditëlindjes, ia ka ndërprerë fjalën.

“Kur ditëlindja më kujton sa e bekuar jam me dashuri”, -ka shkruar Sonila në videon që ka ndarë në Instastory.

Kjo ishte surpriza që stafi kishte përgatitur për moderatoren, e cila nuk mundi të mos përlotej.