“Një javë me njërën, një javë me tjetrën” flet burri me dy gra nga Hasi (video)

815
0

Një histori paksa ndryshe nga realitetit i sotëm shqiptar por që ka ndodhur dhe zhvillohet dita-ditës.

Në fshatin Dobrun i Hasit të Shqipërisë, Dem Mula 63 vjeç mban dy gra.

Pas gruas së parë, Hatixhja, Dem Mula, vendos të marrë një grua të dytë, Nazmijen, pasi nuk bënte fëmijë. Por as me atë nuk arriti. Në fund vendosi t’i mbajë të dyja.

Siç e përshkruajnë dy gratë, nuk kanë asnjë xhelozi me njëra-tjetrën, madje bashkëshortin e tyre e ndajnë në mënyrë të barabartë. Me dhoma të ndara sigurisht.

‘Sa çifte ka kështu…ne s’jemi as të parët as të fundit”, thotë Hatixhja.

‘’Siç e kemi ne në Veri, një javë njëra, njëherë tjetra’’, thotë 63-vjeçari me dy gra. Ndiqni historinë e tyre në këtë video, publikuar nga ‘’Top Channel’’.