Një ditë para zgjedhjeve, Leku zhvlerësohet ndjeshëm kundrejt Euros dhe Dollarit

883
0

Kjo javë është mbyllur pozitive për të gjitha valutat e huaja të cilat kanë shënuar rritje të ndjeshme. Monedha e Eurozonës ka fituar pikë përgjatë tërë periudhës së 24-28 qershorit duke arritur në vlerën e 122.65 lekëve.

Ndërkaq Dollari Amerikan është forcuar duke kapur nivelin e 107.69 lekëve në fund të javës, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Edhe Paundi Britanik ka kaluar një javë pozitive duke u rritur në kuotën e 136.52 lekëve dhe shënuar ngjitje të lehtë por të vazhdueshme të vlerës së tij.