Sajmir Tahiri i rikthehet politikës. Mesazh qytetarëve për 30 qershorin

1181
0

Saimir Tahiri ka postuar nje mesazh lidhur me zgjedhjet lokale te ditës së neslrme.

Ish ministri ka bere thirrje qytetarëve te dalin masivisht ne votime pavaresisht se per ke do te votojne.

Mesazhi i Sajmir Tahirit: Të dashur miq, mbështetës , vëllezër e motra bashkëkombas të mi, të dielen voton qytetaria, shumica absolute e shqipërisë!

30 qershori është shumë i rëndësishëm për shqipërinè e 30 viteve që vijnë, të dielen ndahet kultura nga vandalizmi, demokracia nga pengmarrja, të dielen unë me bashkëshortën time votojmë për të ardhmën e fëmijëve të mi, VOTONI EDHE JU PËR TË ARDHMËN E FËMIJËVE TUAJ!

Merrni gruan, djalin, vajzen me vete dhe deshmoni kulturen , qytetarinë tuaj tek kutia e votimit.

Kujdes: Kthimi pas në kohë do ishte fatale për shqipërinë!

Lerini partitë, votoni për familjen tuaj. Votoni kë t’ju doje zemra por dilni votoni që tu tregojmë pengmarrësve se QYTETARIA triumfon mbi anarkinë!

Të dielen unë votoj voto edhe ti!