Zbulohet platforma. Merr fund kon flikti Rama-Meta-Basha, si do bëhen bashkë 3 palët

1993
0

Ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume, ka publikuar ditën e sotme një platformë, që sipas tij do të zgjidhë krizën politike në vend.

Kume shkruan, se kjo krizë është pasojë e problemeve që ka legjislacioni.

“Vlerësojmë se kjo krizë është pasojë e problemeve të mëdha që ka legjislacioni ynë të rrjedhura nga ndryshimet kushtetuese të bëra në vitin 2008, keqpërdorim i pushtetit, mungesa e vullnetit për të ndërtuar shtetin ligjor dhe mbizotrimi i kulturës së mosndëshkimit, sjellja e partive politike dhe qeverisja jo efektive që gjithmonë e më shumë po distancohet nga interesat e popullit.”- deklarohet në platformë.

Ndër të tjera, aty thuhet se qëndrimet politike të mazhorancës dhe opozitës po e ashpërsojnë situatën në vend.

Kështu, përmes kësaj platforme janë paraqitur disa pika, të cilat do duhet të konfirmohen nga palët politike në vend, në mënyrë që ajo të jetë funksionale.

Platforma e plotë:

Kriza aktuale me të cilën po përballet vendi ynë është një krizë shumë dimensionale, me efekte politike e sociale, që mund të sjellin pasoja të mëdha negative në zhvillimet aktuale dhe afatmesme në shoqërinë shqiptare. Vlerësojmë se kjo krizë është pasojë e problemeve të mëdha që ka legjislacioni ynë të rrjedhura nga ndryshimet kushtetuese të bëra në vitin 2008, keqpërdorim i pushtetit, mungesa e vullnetit për të ndërtuar shtetin ligjor dhe mbizotrimi i kulturës së mosndëshkimit, sjellja e partive politike dhe qeverisja jo efektive që gjithmonë e më shumë po distancohet nga interesat e popullit.

Deklarimet dhe qëndrimet politike të mazhorances dhe opozitës deri sot, jo vetëm që kanë pamundësuar zgjidhjen e krizës politike por përherë e më shumë po kontribuojnë në ashpërsimin e saj. Kriza tenton të marr përmasat e një krize sociale, duke u shndërruar në krizë të thellë të demokracisë me efekte negative afatgjata për të gjithë shoqërinë tonë.

Për të zgjidhur këtë krizë dhe, me vëmendjen dhe kujdes të shtuar, për të parandaluar rishfaqen e krizave të tilla në shoqërinë tonë, është e dosmosdoshme që partitë politike të mazhorancës dhe opozitës, të demostrojnë vullnet të plotë politik për të kaperxyer barrierrat që gjenerohen nga interesat politike të tyre dhe nga gara për pushtet.

Duke e konsideruar zgjidhen e krizës dhe parandalimin e riciklimit të saj, si nevojë të domosdoshme për zhvillimi dhe për realizimin e objektivave që kemi si shtet anëtar i NATOs dhe vend që aderon hapjen e negociatave për antarsim në BE, propozojmë si platformë për veprim:

  1. Palët, mazhorancë e opozitë, të shprehen daktord dhe të pranojnë të angazhohen për realizimin e një reforme të thellë në gjithë korpusin legjislativ të vendit. Objekt i kësaj reforme duhet të jenë Kushtetuta dhe legjislacioni që rregullon çështje që janë të lidhura me sistemin qeverisës të vendit, përfshirë Kuvendin e Shqipërisë, zgjedhjen e Presidentin nga populli, institucionin e Kryeministrit, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe Kodin zgjedhor, ligjin për referendumet, ligjin për partitë politike, etj…,
  2. Reforma legjislative duhet të ketë si objektiv themelor të saj krijimin e kushteve ligjore dhe institucionale për të bërë reale dhe të zbatueshme parimet e demokracisë përfaqësuese dhe demokracisë së drejtëperdrejtë si dhe zhvillimin e kapaciteteve të shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës.
  3. Palët bien dakort qe reforma legjislative të kryhet si një proçes gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen dhe kontributin e partive politike, organizatave nga shoqeria civile dhe trupave akademike te vendit.
  4. Asistenca e institucioneve ndërkombëtare në realizimin e reformës legjislative të konsiderohet dhe kërkohet.

Për të bërë funksionale këtë platformë edhe për të realizuar objektivat e saj, është e domosdoshme që palët, mazhorancë e opozitë, të materializojnë vullentin për bashkepunim nëpërmjet kompromisit, objekt të të cilit mund të jenë:

Palët bien dakort:

-Të trajtojnë çështjen e kthimit në Kuvend të deputetëve të PD dhe LSI që kanë dorëzuar mandatet.

-Refoma të zhvillohet si një proçes me vendimmarrje që do të mbështetet në konsensusin e palëve.

-Reforma legjislative të zhvillohet si një proçes intensiv mbarëshoqëror brënda një periudhe kohe të aryeshme, 3-4 muaj.

-Zgjedhjet për organet e qeverisjes lokale dhe zgjedhjet për Kuvendin e Shqiperise të zhvillohen vetëm pas realizimit të reformës legjislative.