Shitet ABC News/ Ky është pronari miliarder që bleu aksionet e televizionit shqiptar

1893
0

Televizioni ABC News, një nga mediat kryesore të cilat japin lajme në kohë reale dhe nga terreni. Një nga televizionet më të veçanta të medias shqiptare në vitet e fundit, tashmë do të ketë një pronar të ri.

Mësohet se Aleksandër Frangaj, i cili është themeluesi dhe njeriu që ideoi dhe ndërtoi ABC News, tashmë e ka shitur atë tek një kompani shumë prestigjoze. Megjithëse jo në fushën e mediave, por në fushën e mjekësisë.

Spitali Amerikan do të jetë pronari i ABC News, apo le të themi zotëruesi kryesor i aksioneve.

Një aktivitet i ndërtuar si Spitali Amerikan me mjaft forcë dhe seriozitet, i administruar nga Klodian Allajbeu, tashmë do të ketë në pronësi edhe një media, e cila përtej profilit të saj të transmetimit të lajmeve live në kohë reale, pritet të ketë edhe një ndryshim mjaft të madh duke tentuar të kthehet në një nga mediat kryesore në Shqipëri.

Mësohet se negociatat mes Allajbeut nuk është e re. Për një shitje të aksioneve të këtij televizioni është folur edhe disa vite më parë, por më pas gjithçka u la në heshtje. Ndërsa së fundi mësohet se palët kanë rënë dakort dhe shumë shpejt Spitali Amerikan do të jetë pronari dhe administratori i një prej televizioneve më të rëndësishme të lajmeve në Shqipëri.