Berisha i jep shuplakën e fortë Blushit, bën deklaratën e fortë: “Vjollca Hoxha, kujdes!”

822
0

Ish-kryeministri Sali Beriha ditën e sotme nëpërmjet një statusi në Facebook ka su lmuar drejtëpërdrejtë drejtorin e televizionit Top Channe, Ben Blushin.

Sulmi vinte lidhur me arrestimin që i ndodhur deputetit Bardh Spahia gjatë kohës kur ishte duke shkuar në emisioni Open, e ndërkohë që ishte i ndjekur dhe nga kamerat.

Sipas Berishës, Blushi e urren opozitën dhe arrestimi i Spahis ka qënë një suml i hapur dhe e gjithë e stisur nga Blushi.

Gjatë fjalës së tij Berisha një sugjerim e ka dhe për pronaren e TCH, duke e këshilluar që televizioni të mos ketë fatin e Librës, partinë e Ben Blushit.

“Mjerisht dyzimi im u faktua i drejtë me emerimin e tij. Blushi si për inat profesional ndërmori fshesën ndaj më të kualifikuareve të këtij televizioni. Përveç kësaj imponoi çensuren e paparë më parë ndaj opozitës me tezën se opozita nuk përben apo prodhon lajm.”- shkruan ndër të tjera Berisha.

Postim i plotë:

Nje pusi e pashembullt nga Tele Blushi!

Znj. Vjollca kujdesu qe TCH te mos kete fatin e Libres!

Te dashur miq, ne nje akt te pashembult ne historine e ketyre 3 dekadave, ish deputeti Bardh Spahia u arrestua me urdher te Edi Rames live nga narkobandite me uniforme, te cilet i kishin zene pusi tek shkonte ne nje debat televiziv ne Open te gazetares Eni Vasili.

Kaluan tre dite nga ky akt i felliqur qe Bardh Spahia mbahet ne qeli ose arrest shtepie si i burgosur politik vetem se ai u kishte kallur daten Edvin Kristaq Vjedhesit dhe Vasal Kimik Lleshit.

Por ajo qe po komentohet gjeresisht ne opinionin publik dhe mediatik eshte edhe heshtja prej hafieje e hijeksit qe nxori ne pusi Ish deputetin Bardh Spahia.

Tani gjithçka behet e qarte, se kurthi per te cilin TCH nuk beri asnje reagim ndaj ketij turpi qe iu be duke u perdorur si gracke per arrestimin e perfaqesuesit te opozites eshte i organizuar me urdher te Edvin Vjedhesit dhe gjeneral Kanabisit apo Vasal Kimikut ne bashkepunim direkt me asnjeri tjeter perveç Ben Blushit. Blushin e akuzojne jo vetem zinxhiri i pafund i ligesive dhe pabesive qe e shoqerojne ne çdo hap, por edhe urrejtja e tij per opoziten, per te cilen me median qe ka pushtuar dhe po e shkaterron me sukses ben gare me Gellcin e Zi se si ta censuroje ate dhe shpife e trilloje nga mengjesi ne darke kunder saj.

Shkaku i pusise qe i organizoi deputetit Spahia mund te jete edhe ndonje shperblim nen dore qe ai ka marre per kete akt pasi dihet mire dhe universalisht se Blushi vdes per shperblime, veçanrisht per sherbimet qe i ka qef.

Ne te vertete, te revoltuar nga perdorimi i TCH si pusi per te ftuarit e tij, gazetare dhe punonjes te tjere, madje flitet se edhe vet Zonja Hoxha, te cilen Blushi ne kundershtim flagrant me ligjet e ka emeruar presidente te Dixhitalbit, firmosen nje deklarate ku denonin shnderrimin ne telepusi te televizionit te tyre. Por urdheri i prere i Blushit, thuhet ne kete rast hjekesit te ish deputetit Spahia, ndaloi publikim e saj.

Me kete rast do ti them edhe dy fjale per Blushin dhe TCH!

Miq, TCH eshte nje televizion egersisht kunder meje. Drejtues, kryeredaktore, gazetare, redaktore, kronikane dhe humoriste e kloune te ketij televizioni kane ndertuar, vila, blere apartamente, marre poste te larta si shperblim per shpifjet, trllimet ndaj meje, PD dhe qeverise se saj. Por megjitheketo une ndjehem mire se pikerishte gjate qeverisjes se PD ju dha liçenca kombetare dhe nuk u mbajt peng per kete liçence, qe mendoj se e meritonte, siçbenin socialistet per te cilet punonte nga mengjesi ne darke.

Por ne kete kontekst e prita i dyzuar emerimin e Blushit ne krye te ketij rrjeti dhe kjo jo aspak per kimizmin tim ndaj tij. Por pavaresisht nga vleresimet e mia pozitive qe kam per Blushin ish analist, apo dhe shkrimtar, perseri per mua Blushi ka diçka te perbashket, nje fuqi magu,me Oskarin e Gunter Grass, per te cilen jam ndalur gjeresisht ne nje shkrim tjeter kur ai filloi te imitoje Ciprosin e Greqise.

Mjerisht dyzimi im u faktua i drejte me emerimin e tij. Blushi si per inat profesional ndermori fshesen ndaj me te kualifikuareve te ketij televizioni. Perveç kesaj imponoi çensuren e papare me pare ndaj opozites me tezen se opozita nuk perben apo prodhon lajm.

Por nuk jane keto qe me shtyjne te shkruaj keto rrjeshta per Blushin. Por diçka me tronditese me shtyn mua te shpreh keto mendime por edhe te paralajmeroje znj Vjollca. Kjo diçka me e rendesishme qe e shoh se po feks ne horizont eshte se fati i Libres e pret ne nje te ardhme te afert edhe TCH e udhehequr nga Blush Hjekesi.

Duke denuar me forcen me te madhe burgosjen politike te ish deputetit Spahia, siguroj me kete rast Edvin Vjedhsin, Vasal Kimik Lleshin dhe Blush Hjekesin se do pergjigjen personalisht per çdo ore qe e mbajne te burgosur apo arrest shtepie ish deputetin Spahia! sb