‘Me një çantë në krahë duke kërkuar pune’, Zenelaj tregon fillimet e vështira në Tiranën e 97-ës: Ja pse nuk e braktis vendin

693
0

Një prej figurave më të dashur për publikun, aktori Gentian Zenelaj ka folur pa doreza mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. Ai ka treguar se si ia nisi me vështirësi në vitin 1997 me vetëm një çantë me rroba dhe dilte në Tiranë për të kërkuar një punë. E gjithë kjo nisi nga pyetja e moderatores Bela Mero, nëse aktori i humorit, tashmë moderator do të zgjidhte të braktiste vendin për të shkuar diku tjetër.

“Nuk iki sepse nuk kemi çfarë bëjmë andej. Unë këtu kam krijuar gjithcka. Kam shtëpinë, kam familjen, kam gruan, fëmijët, miqtë. E para e punës nuk kam kohë të filloj gjithçka nga fillimi, siç e fillova në 1997-ën që kisha një çantë me rroba dhe bridhja nëpër Tiranë për të gjetur punë.

E dyta e punës nuk kam më nerva që t’ia filloj nga fillimi dhe a ia vlen që gjithë kjo gjë që unë ndërtova ta shumëzoj me zero për të filluar jetën ku di unë, në Hollandë. Kam pasur një çantë  me rroba dhe bridhja për të gjetur një punë. Isha Raj Kapoor që bridhja vërdallë nëpër Tiranë deri sa gjeta punë.

A ia vlen të nis tani çdo gjë, që kam edhe bashkëshorten, kam edhe dy fëmijë, kam edhe 2 prindër që nuk janë më të rinj”,-u shpreh Gentian Zenelaj gjatë bisedës