Fundjavë e “çmendur”, ja sa do të shkojnë temperaturat

721
0

Edhe sot do të jetë një ditë e kthjellët dhe e nxehtë për vendin tonë me temperaturat maksimale qe kapin vlerat deri dhe 37°C.

Kjo fundjavë pritet të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Dita e sotme ë do të ketë një rritje të temperaturave në vlerat maksimale të cilat pritet të kapin vlerat deri në 36-37°C.

Për ditën e Diel moti pritet të jetë përsëri i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare përgjatë orëve të mesditës. Temperaturat në orët e mëngjesit pritet të pësojnë një rritje prej 3-4 grad ndërsa ato të mesditës do të jenë në pothuajse të njejta vlera me ato të ditës së shtunë, duke përjashtuar një rënie të lehtë në zonën e veriut.

Era do të fryjë relativisht e qetë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 1-5m/s ndërsa në orët e mesditës në bregdet fiton intensitet deri në 8-10m/s.