Pas protestës, Basha mbledhje urgjente në seli. Çfarë u vendos 8 ditë para 30 qershorit

602
0

Ka zgjatur rreth 30 minuta takimi i kreut të PD me aleatët si dhe ish grupin parlamentar. Ndërkohë mësohet se çfarë ka thënë kreu i Opozitës në këtë takim me dyer të mbyllura.

“Falënderim e mirënjohje për protestën tonë më madhështore. Dinamike e shpejtë, ndryshim i i qëndrimit te ndërkombëtareve. Gjithçka paralajmëron fundin e afërt të Edi Ramës. Aleanca për mbrojtjen e demokracisë do të jetë në çdo cep të vendit për të ndaluar çdo aktivitet te paligjshëm duke mbrojtur Kushtetutën”, ka thënë Basha.

“Iu bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të jenë të qetë. Edi Rama ka ikur. Ajo që është më e rëndësishme është se e ardhmja e shqiptarëve nuk mund të ikë dhe nuk ka për të ikur asnjëherë. Kjo protestë e jashtëzakonshme sot, që kishte me qindra dhe me mijëra gra dhe vajza, tregoi edhe njëherë se të gjithë shqiptarët janë kundër asaj që Edi Rama po bën sot”, tha Kryemadhi pas mbledhjes për gazetarët./ Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.