Ambasada e SHBA-së thirrje shqiptarëve: Duam atë që meriton populli shqiptar..

626
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një mesazh të fortë për opozitën shqiptare.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA thotë se në Shqipëri duhet të “sundojë ligji që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta”. Në mesazh më tej thuhet se vendi ka nevojë për sundimin e ligjit që “që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor”.

Në përfundim të deklaratës i bëhet thirrje qytetarëve shqiptarë të refuzojnë dhunën në protestë, si dhe organizatorët e kësaj proteste, që janë krerët e partive opozitare shqiptare të mbajnë përgjegjësi dhe të refuzojnë dhunën në çdo moment.

DEKLARATA E PLOTË:

Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht ndëkohë që bën që ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi.

Nxisim të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë. Po ashtu, iu bëjmë thirrje organizatorëve të protestës së nesërme që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi.