E premtja e nxehtë – Fillon zyrtarisht stina e verës

590
0

Vera do të fillojë zyrtarisht të premten, dhe Europa do të përballet me temperatura në ditët në vijim me vlera gjithnjë në rritje. Stuhitë do të godasin kontinentin këtë fundjavë, por javën tjetër, europianët do të përjetojnë situata të vështira teksa temperaturat do të arrijnë deri në 35 dhe 40 gradë Celsius në shumicën e vendeve afër Francës dhe Italisë, ku potencialisht do të regjistrohet niveli i 40 gradëve në tërë Spanjën veriore.

Një masë ajri e nxehtë që pritet të vijë nga Afrika e Veriut do të shkaktojë temperatura ekstreme në pjesën më të madhe të Europës përfshirë edhe Ballkanin. “Vendet nga Madridi në Paris, Belgjikë, Frankfurt dhe Berlin do të  presin një valë të nxehti shumëditore, me temperatura të përditshme afër ose mbi 32 ° C”, shkruan të enjten, Accuweather.

Temperaturat do të rriten të hënën dhe do të vazhdojnë deri të premten me rrezikun e një valë të nxehtë për pjesën më të madhe të javës. Vala e nxehtësisë klasifikohet si ditë të shumëfishta me temperatura anormale të larta. Mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për njerëzit e moshuar dhe fëmijët. “Edhe pse do të jetë jetëshkurtër, kjo valë e nxehtësisë mund të shquhet për momentin dhe intensitetin e saj,” tha Météo France. Meteorologët paralajmëruan më parë këtë muaj se valët e nxehtësisë mund të jenë një prirje për verën në Europë këtë vit për shkak të sistemeve të presionit të lartë. Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit, viti 2018 ishte midis tre viteve më të nxehta në kontinent./burimi: Euronews/ Adel Strazimiri / SCAN