Faqe interneti dhe emaile po mashtrojne qytetarët për viza amerikane, Ambasada e SHBA-ve paralajmëron: Mos e pësoni dhe ju..

672
0

Marrja e një vize për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po shtohet si kërkesë dita-ditës nga qytetarët shqiptarë.

Disa e shikojnë si një mundësi më të mirë emigrimi për punësim, e ndërsa të tjerë si mundësi udhëtimi.

Por, për shkak të aplikimeve të shumta për viza, janë shtuar edhe faqet e rreme online, të cilat përfitojnë nga persona të caktuar duke u kërkuar tarifa shtesë.

Ambasada Amerikane në Tiranë na ka paralajmëruar, se nuk duhet të biem pre e këtyre mashtrimeve nga faqet e rreme online, nga adresa emaili apo edhe nga kërkesat për tarifa shtesë për marrjen e një vize.

“Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!” shkruhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.