Presidenti Ilir Meta firmosi Live para mediave në konferencën e jashtëzakonshme që mbajti në orën 8 të këtij mëngjesi, dekretin ku anuloi zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ai tha se pa pasur një datë të caktuar nga presidenti nuk mund të mbahen zgjedhjet. Kreu i shtetit bëri për herë të parë publik argumentet e këtij vendimi, dhe tha se zgjedhjet vendore janë shtyrë në një afat të pacaktuar. Data e re theksoi ai, duhet të vijë me marrëveshje politike mes palëve.
Meta tha se shfuqizimi i dekretit dhe anulimi i zgjedhjeve, sipas tij për të mbrojtur vlerat dhe parimet kushtetuese, nuk paraqet pengesa kushtetuese. Ai dha edhe shembuj të tjerë të shtyrjes së zgjedhjeve në Shqipëri në situata që ai i quajti të pazakonta.
Konferenca e jashtëzakonshme vjen dy ditë pas anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit, i cili u njoftua të shtunën, në nisje të protestës së tetë kombëtare të opozitës kundërqeverisë.
Ndërsa pas kësaj presidenti ka bërë edhe simbolin e shqiponjës me dy duar për të dëshmuar se vendimi i tij vjen pikërisht për të mirën e vendit, gjë për të cilën u shpreh edhe gjatë fjalës së tij.