‘Padrejtësi, nuk i dhatë lekët’, Orinda Hutës i kërkojnë llogari ndjekësit

1028
0

Prej disa kohësh moderatorja Orinda Huta dhe bashkëshorti i saj Turjan Hysko prezantojnë së bashku ‘Porta e fatit’, një emision që i dedikohet lojërave dhe ku publiku ka mundësi të fitojë para. Mirëpo, së fundmi njëri nga ndjekësit e tyre është ankuar në komente duke thënë se lojtarët nuk i marrin lekët që fitojnë gjatë lojës.

“Padrejtësi i bëtë ishte ai s’e po të isha unë do i merrja. Nuk me duhet s’e ngatërrohen çelësat. Por, si gjithmonë kush e gjeti të drejtën në këtë vend që ta gjejë ai i gjori”, i ka shkruar komentuesja në postim Orindës.

Ndërkohë që moderatores i ka tërhequr vëmendjen ky koment dhe ka reaguar menjëherë duke sqaruar situatën.

“Është e parashikuar në rregullat e lojës zonjë. Në rast problemesh të tilla, loja përsëritet. Ndryshe nuk kishte pse të ishin përfaqësues të AMLF apo Lotarisë. Ti po thua që t’i hiqej e drejta 3 të tjerëve? Megjithatë po ju them që Lotaria Kombëtare dhe Tv Klan janë treguar bujarë me të. Për më tepër na ndiqni të dielën”., i shkruan Orinda.