Rikthehet Madonna shqiptare, prezanton burrin bukurosh 8 vite më të vogël

1154
0

Me siguri të gjithë e mbani mend Madonnën shqiptare, këngëtaren që dikur bënte namin. Prej vitesh ajo u largua nga ekrani dhe vazhdoi jetën në Zvicër me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Elda Shabani u rikthye sot në ekran e ftuar në “Ftesë në 5”, ku tregoi për jetën e saj gjatë kësaj kohe që nuk e kemi parë.

Elda tregoi se është e martuar me një zviceran i cili është 8 vite më i vogël se ajo në moshë dhe u shpreh se bashkëshorti i saj është shumë i pashëm.

Këngëtarja tregoi se nuk ka publikuar shpesh foto me bashkëshortin pasi pa që shumë femra i shkruanin në Facebook. 

Elda gjatë këtyre viteve në Zvicër ka punuar psikologe, por tregoi se nga kënga nuk ka hequr dorë dhe mendon të rikthehet.

“Kam punuar në punë shteti, psikologe. Por nuk do të thotë që unë e kam lënë këngën. Në çdo festë, në çdo dasmë kam qenë e pranishme, por jo në Shqipëri. Nuk hoqa dorë nga karriera, por u largova paksa sepse familja është pjesa më e bukur. Fëmijët tani janë rritur, djali është 20 vjeç dhe jeton më vete. I sigurova jetë të mirë në Zvicër. Tani kam kohë të merrem me skenën dhe muzikën”, u shpreh Elda./Xing.al