Nuk takoheshin edhe pse jetonin bashkë, nusja sjell vjehrrën në emision rrëfen historinë e rrallë: Më dukej normale që…

1297
0

Për mbi 20 vite kanë jetuar nën një çati, por Nazmia nuk është sjellë me vjehrrën ashtu siç është sjellë ajo. Nusja jeton në katin e tretë, ndërsa vjehrra në katin e parë.

“Jam e martuar me tre fëmijë, dy djem të martuar me dy nuse të mrekullueshme që më kanë dhuruar një nip dhe një mbesë dhe vajzën. Një djalë e kam në shtëpi, ndërsa tjetrin e kam në Itali, nusja që jeton me mua më ka sjellë këtu sot. Atë që ka bërë ajo për mua unë s’ja kam bërë vjehrrës.

Më dukej normale që i flisja vjehrrës kur doja, bëja çfarë doja, e takoja kur doja. Gjithmonë e kam dashur, por asnjëherë nuk e kam shprehur. Unë jam martuar në vitin 1985-së dhe kam jetuar me burrin në Tiranë, në 97-ën ata vijnë nga Librazhdi për të jetuar në Tiranë.

Shita shtëpinë që kisha dhe u zhvendosa tek vjehrra, jetuam bashkë 13 veta në një shtëpi sa të ndërtonim shtëpinë e re. Unë isha mësuar që bëja çfarë doja, kisha jetën time. Një vit pas bashkëjetesës dhe sherrit me burrin tim, më vdes babai nga një sëmundje. Mendoja se e vdiqën hallet e mia.

Nga ai moment u ftoha pak me njerëzit e burrit. Sa herë zihesha me burrin, vjehrra bënte fajtor djalin e vet, ndërsa mami im i vinte fajin burrit. E vetmja që më fliste ishte vjehrra, unë bëja sikur nuk shikoja kur dilja, ndërsa ajo më fliste gjithmonë dhe më pyeste. Më thërriste bijë, unë vjehrrë.

Nëse i kam sot borxh një njeriu, respekt dhe dashuri sot është vetëm vjehrra ime. Ajo ka pasur probleme shëndetësore, ka thyer këmbën, është bërë shumë e ndjeshme. Nuk e mendoja që e përjetonte kaq keq, i thoja ti je aktore. Zëri im dëgjohej deri poshtë. Në pozicionin që jam sot e kuptoj vjehrrën time,” tregoi Nazmia.

Gazetarja e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” shkon për t’i dhënë mesazhin nënë Xhemiles.

Nazmia: Vitin e kaluar kam shkuar 4 herë, edhe pse jetojmë bashkë. Nxehesha, merrja fëmijët dhe ikja, ajo më shkruante letra. Nga poshtë më puthte me dorë, unë i kam shumë borxhe.

Ardit Gjebrea: Nëse nusja jote do sillej si ti me vjehrrën tënde, çfarë do bëje?

Nazmia: Do më ishte shkurtuar gjysma e jetës. I kam shumë borxhe asaj gruaje

Xhemilja vjen në studion e programit “E Diela Shqiptare” edhe pse është e paralizuar dhe me patericë ajo është shumë e lumtur që dikush e ka ftuar.

Nazmia: Përshëndetje vjehrrë! Më the 50 emra dje, por emrin tim nuk e përmende. Unë të kam dashur gjithmonë siç të kanë dashur të gjithë, por ndoshta nuk ta kam shprehur. Kam ardhur këtu për të kërkuar falje për çdo gjë që të kam shkaktuar në jetë ty. Do të kërkoj falje për ato lot që ke derdhur për mua, për puthjet që s’ti kam kthyer kurrë. Ti asnjëherë nuk ke gabuar, je ndër ata pak persona që ke hyrë në zemrën time dhe s’ke dal asnjëherë. Ti e di që mami dhe babi më kanë vdekur, po ta them këtu para publikut dhe pse nuk e kam bërë kurrë ti je nëna ime për mua.

Xhemilja: Edhe ti je goca ime!

Nazmia: Unë kam ndjekur shembullin tënd dhe prandaj kam ato marrëdhënie të mira me nuset e mia sot. Të dua!

Xhemilja: Edhe unë të dua shumë! Njeriu nuk fryhet me bukë, por me dashuri, marrëdhënie të mira.

Tani që mban të njëjtin status, Nazmia e ka kuptuar dashurinë e sinqertë të vjehrrës së saj Xhemiles. Një mesazh i vërtetë dhe shumë domethënës! /tvklan.al