Ylli Baka, është një prej këngëtarëve më të ndjekur të muzikës popullore të Shqipërisë së Jugut.
Disa ditë më parë ai ka lancuar këngën e tij më të fundit dedikuar atdheut.
“Toka ime” quhet kënga në të cilën interpreton edhe aktori i madh Bujar Asqeriu.
I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan këngëtari tha gjithashtu se do të organizojë një koncert recital me këngët e tij më të bukura.
Baka po ashtu zbuloi se pjesë e koncertit do të jenë edhe djemtë e tij binjakë, të cilët do të këndojnë për herë të parë përpara publikut live.