Xhensila dhe Besi mbeten një nga çiftet më të dashur për publikun e për të cilët ka gjithnjë kuriozitet të dihet më shumë. Si Xhensila, edhe Besi janë shumë të suksesshëm në karrierën e tyre dhe kanë ndërtuar një familje të shëndetshme së bashku me vogëlushen e tyre Ajka.
Vitet e fundit edhe Besi e ka marrë seriozisht muzikën dhe ka realizuar disa këngë që kanë arritur miliona shikime në Youtube.
Po ashtu Xhensila prej vitesh është një nga këngëtaret më të preferuara dhe dueti i saj i fundit me Pirro Çakon u pëlqye shumë.
Mirëpo e ftuar në “BE Coffee”, këngëtarja zbuloi se bashkëpunimin e rradhës e ka me Besin.
“E kemi në plan një bashkëpunim familjarisht. Besi është shërbeti”, u shpreh Xhensila.
Ndërsa Olsi duke e ditur që bashkëpunimi i tyre do bëjë namin, i kërkoi Besit dhe Xhensilës ta publikonte ai këngën e tyre./Xing.al