Rritja e rrogave duke nisur nga ky muaj, cilët janë kategoritë që përfitojnë

2350
0

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka njoftuar ditën e sotme se nga data 1 Prill do të aplikohet rritja e pagave.

Sipas Denaj nga ky vendim do të përfitojnë mbi 65 mijë punonjës me një kosto vjetore në buxhetin e shtetit prej 3 miliardë lekë.

Denaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë shqiptare.

Kategoritë që përfitojnë:

  • 36 mijë mësues të Arsimit Parashkollor, Arsimit Bazë, Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm dhe atij Profesional do përfitojnë rritje të pagës prej 7 %
  • 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë dhe staf shëndetësor, një rritje prej 7 %
  • 6,800 ushtarakë të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore në masën 7 %
  • 3,560 punonjës të sistemit penitenciar(policia e burgjeve) të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore me 7%
  • 308 punonjës të përfaqësive diplomatike jashtë vendit të cilët përfitojnë një rritje të diferencuar të pagës mujore që shkon nga 7-20%;