18 vjeçarja nga Fieri, kampione qitjeje në Amerikë

1091
0

Është 18 vjeçe, me origjinë nga Fieri, por sot mban titullin e vetme “Kampione e shtetit të Floridas në qitje”. Madje një nga armët e ushtrisë së Floridas mban emrin e saj: “Hila”.
Nuk është vetëm kampione në qitje, ku rendit medalje të shumta, por edhe nxënëse e shkëlqyer. Kjo është fierakia kampione Anxhela Dritan Hila, që prej 8 vitesh në Florida.

****
Tē mbushet zemra , kur, dhe pse të shpërndarë nëpër botë, dëgjojmë emrat e të rinjve shqiptarë, qē na mbushin me krenari , me arritjet e tyre. Dhe ti vrapon ta thërrasësh e ta urosh në gjuhën e bukur shqipe.
Askush, veç emigrantëve , nuk e kupton vlerën dhe peshën e një fjale, apo të një urimi në gjuhën tënde.
Dhe nuk janë të paktë.
Kjo eshte historia e një 18- vjecareje fierake, që na mbush me krenari, për gjithçka ajo ka arritur.
Ajo është e rrethuar nga medalje nderi dhe si një ndër maturantet më të mira.

****
Ja rrëfimi i saj:

“Pasioni im per t’u marrë me skuadrën e qitjes, filloi aty nga klasa e nëntë, kur një nga shoqet e mia , më ftoi t’i bashkohesha skuadrës së tyre.
Në fillim, unë isha skeptike, duke menduar se nuk kisha mbajtur kurrë një armë ne dore dhe as e mendoja t’i bashkohesha ” Akademisë së ushtrisë” së shkollës.
Ajo me ndryshoi mendjen , duke më thënë se , nëse nuk e provon diçka , nuk ke per t’i mësuar asnjëherë mundësitë qe do mund të të ofrojë.
Po atë ditë, pas shkolle, shkuam takuam kolonelin e skuadrës.
. Një burrë i gjatë i prerë, i cili më foli shkurt:
– Ke frikë nga arma?
– Jo, – iu përgjigja.- Por s ‘kam prekur armë ndonjëherë.
– Nëse ke frikë, largohu që tani.

Më çoi direkt në mjediset stërvitore.
Në fillim , jo që s’isha mirë , por as që i afrohesha asaj që jam sot.
M’u desh një punë e jashtëzakonshme, orë të tëra stërvitore pas shkolle. Pothuaj, gjithë koha ime e lirë i kushtohej stërvitjes.
Unë kam marrë pjesë dhe kam fituar medalje , në rang distrikti, rajoni dhe kombi.
Jam Kampione e shtetit te Floridës ,për 2017-2018
Skuadra , ku bëj pjesë, është ndër pesë më të mirat , që përfaqësojnë kombin.
Në Lojërat Olimpike për të rinj, këtë vit, skuadra ime u rendit e para ne shtetin e Floridës .
Jam maturante këtë vit, ndër pesë më të mirët e Boca Ciega High School.( gjimnaz)
Aspiroj të filloj studimet e mëtejshme në Universitetin e Floridës , në vjeshtë 2019, për paramjekesi, mjeke dermatologe.( me bursë të plotë)
Atje nuk ka një ekip qitjeje, por unë do mundohem ta hap një të tillē..
Koloneli Scott Portugue më ndryshoi jetën.. Me edukoi një vullnet të jashtëzakonshëm, për të kërkuar dhe arritur më të miren mirën nga vetja.
Më mësoi , që me aftësi dhe dedikim , ti mund të arrish gjëra të mëdha në jetë.
Falenderim i veçantë vjen për babin tim, i cili më ka qenë në krah dhe mbështetja ime më e madhe.
Kur arrin diçka, merr kënaqësi dhe bën krenar veten dhe njerëzit që të rrethojnë.
Por, kur ti dëgjon , të të përshëndesin dhe të të urojnë në gjuhën e bukur shqipe, zemra ka tjetër ritëm.
Kupton që ti, tashmë , nuk përfaqëson më vetem veten dhe familjen , por edhe rrënjët e tua nga vjen.
Provoni aftësitë tuaja , për të arritur diçka në jetë.
Edhe po dështuat , mësuat diçka.
Ngrihuni dhe vraponi pas diçkaje tjetër edhe më të bukur, por që kërkon edhe më shumë përkushtim.
Shpresoj qe mami im që është në qiell, prej shumë vitesh, të ndihet po aq krenare.”
.
.
Shkroi: Tatiana Xhelaj